Chelsea po kërkon me ngulm të firmosi me Romelu Lukaku.
Klubi anglez, shkruan “La Repubblica”, ka një strategji mjaft agresive gati për të bindur sulmuesin belg që të kthehet në “Stamford Bridge”: nëse nga njëra anë zikaltërit kërkojnë 150 milionë euro, për të kartonin e belgut, në mendjen e londinezëve dhe Marina Granovskaia, mund të jetë propozimi ekonomik për Big Rom .
Në pjatë, Chelsea në fakt është gati të vendosë 15 milionë euro në sezon, gati dyfishin e asaj që sulmuesi merr tek Inter. A do të jenë të mjaftueshme për të bindur Lukakun? Për shtatlartin belg, ky do të ishte kthimi i tretë te Blutë: precedentët nuk janë shumë inkurajues. Nëse është kështu, Interi do të kërkonte të firmoste me Duvan Zapatës dhe veçanërisht me Dushan Vlahovic .