Chelsea rikthehet në pozitën e parë

albnews
By
1 Min Read

Chelsea ka shënuar një fitore të rëndësishme 3:1 në shtëpi kundër Southamptonit, duke rimarrë pozitën e parë në Premier League.

Blutë kaluan në epërsi qysh në minutën e 9-të me anë të Trevoh Chalobah.

Por mysafirët barazuan përmes James Ward-Prowse në minutën e 61-të nga penalltia. I njëjti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të për ndërhyrje të rrezikshme.

Dhe këtë e shfrytëzuan vendasit që deri në fund realizuan dy gola. Timo Werner (84’) dhe Ben Chilwell (89’) vulosën fitoren e skuadrës së Thomas Tuchel.

Chelsea ka vendin e parë me 16 pikë pas shtatë xhirove, ndjekur nga Liverpooli me 14 e që do ta zhvillojë ndeshjen kundër Manchester Cityt nesër. Sottoni në vendin e 17-të tubon katër pikë.

Share This Article