Newcastle United u mposht sot nga Chelseat me rezultat 1:0 në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premierligës.
Skuadra e Frank Lampard e dominoi ndeshjen e sotshme kundër Newcastle, duke e pasur 72 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë tetë goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare, përderisa mysafirët s’e rrezikuan asnjëherë portën e Chelseat.
Megjithatë, ky dominim i Chelsea s’u përkthye edhe në rezultatin e ndeshjes, pasi që londinezët arritën të sigurojë vetëm fitore me epërsi minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Marcos Alonso e të asistuar nga Callum Hudson-Odoi në minutën e 73-të të ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për londinezët. Chelsea radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës me 17 pikë.