Chelsea shkarkon trajnerin. Më shumë shanse për Brojën?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rezultateve zhgënjyese, Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez, ku theksohet se trajneri gjerman është pjesë e historisë së klubit me të cilin arriti të triumfojë në Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.

Në 6 ndeshje në Premier League, Chelsea ka marrë 10 pikë, me 3 fitore një barazim dhe dy humbje. Goditja më e rëndë ishte humbja e së martës në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League, ku “Blutë e Londrës” u mposhtën 1-0 në Kroaci nga Dinamo e Zagrebit.

Tuchel ishte ai që vendosi të mbajë në ekip sulmuesin shqiptar Armando Broja, por deri në këtë fazë të sezonit, ai e ka aktivizuar shumë pak gjigantin e kombëtares shqiptare. Emri i trajnerit të ri ende nuk është bërë i ditur.

Share This Article