Barcelona përfundoi duke refuzuar ofertat për emra si Eric Garcia dhe nuk arritën ta bindën Ansu Fatin të largohen në huazim, duke bërë pra që për ta të jetë një afat kalimtar i janarit i qetë, në krahasim me vitet e kaluara.
Andreas Christensen raportohej se ishte në radarin e Brentfordit para se lëndimi i tij të shkatërronte gjithçka, teksa Milani bëri një lëvizje për Ferran Torres para se të nënshkruanin me Joao Felix.
Tani sipas një raportimi nga SER Catalunya, Chelsea po ashtu kishte kërkuar informacione për Marc Casadon.
Mesfushori 21-vjeçar ishte shumë pranë largimit verën e kaluar me Chelsean që ishte e interesuar dhe Barcelonën që kishte refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite.
Sidoqoftë, pasi Hansi Flick mori përsipër këtë çështje, Barcelona e zgjati kontratën e mesfushorit spanjoll deri në vitin 2028 dhe më pas u bë anëtar i ekipit të parë.
Ky vit ka qenë më i miri në karrierën e Casados, i cili e shfrytëzoi për mrekulli lëndimin e Marc Bernal duke fituar një vend në mesfushë përkrah Pedrit këtë sezon.
Klauzola e tij e lirimit momentalisht kap vlerën e 100 milionë eurove, por përveç nëse i bëhet me dije nga klubi se duan ta largojnë, atëherë largimi i tij është pak i mundur.
Megjithatë, situata e tij duhet të përcillet në vazhdim pasi rikthimi i Bernal nga lëndimi sezonin e ardhshëm do të rrisë konkurrencën për fanellën e titullarit.