Chollet e Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë bërë thirrje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Në një tekst autorial të publikuar në “Kossev”, ata thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.

‘Presidenti Biden dhe kancelari Sholz në shkurt të vitit 2023, kanë shprehur gatishmëri që ‘puna e integrimit të Ballkanit Perëndimor ti vijë fundi….në mënyrë që Evropa jetë e plotë, e lirë dhe ne paqe’

Në mesin e qëllimeve më të rëndësishme në Ballkan është edhe ofrimi i ndihmës për një pajtim të shëndoshë, të qetë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Së fundi  të deleguarit nga Franca, Gjermania, Italia dhe BE-ja kanë qenë në vizita në Beograd dhe Prishtinë që të inkurajojnë të dy palët që të pranojnë planin e  BE-së për normalizim të marrëdhënieve, të ndërpresin ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të ecin para më integrimet evropiane. Besojmë së ky është një moment historik që dy palët duhet ta shfrytëzojnë’

“Njëra nga pikat kryqe mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin…….Është folur mjaftueshëm për këtë dhe është koha që të se çka është Asociacioni e çka jo.

Share This Article