Chris Kongo mposht Florian Markun në Londër, boksieri shqiptar bie pas 13 fitoresh si profesionist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florian Marku u mund nga briktaniku Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar bie kështu pas 13 fitoresh si profesionist, ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.

Kështu, Kongo “rrëmbeu”  titullin IBO Intercontinental Welter, pas një sfide kre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për  të: 96-94, 96-93 dhe 98-92!

Para duelit të sotëm, nuk kanë munguar ngacmimet, me “ndeshjen” që jashtë ringut nisi ditë më parë. Kujtojmë që Florian Marku është kthyer në ring për herë të parë që prej datës 2 shtator, të vitit të kaluar, atëherë kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran. Marku mbetet një nga boksierët më të mirë shqiptarë, teksa ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, duke bërë krenarë të gjithë.

Share This Article