CIA vret me dron shefin e Al Kaedas/ Kush ishte Ayman al-Zawahiri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA bëri të ditur se ka vrarë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri. Presidenti Joe Biden tha se shefi i Al Kaedës u vra në një sulm me dron në Afganistan. Operacioni u krye nga CIA, ndërsa Zawahiri u qëllua me dy raketa teksa ishte në ballkon. Anëtarë të tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata nuk u lënduan

BBC

Ayman al-Zawahiri ishte truri ideologjik i Al Kaedës.

Një mjek egjiptian, që u burgos në vitet ’80 për përfshirjen e tij në Islamin militant, ai u largua nga vendi pas lirimit dhe u përfshi në lëvizje të dhunshme xhihadiste ndërkombëtare.

Përfundimisht u vendos në Afganistan dhe bashkoi forcat me një saudit të pasur, Osama Bin Laden. Së bashku i shpallën luftë SHBA-së dhe organizuan sulmet e 11 shtatorit 2001.

U desh një dekadë që Bin Laden të gjurmohej dhe të vritej nga SHBA.

Pas kësaj, Zawahiri mori drejtimin e Al Kadës, por ai u bë një figurë e largët dhe margjinale, duke lëshuar vetëm mesazhe herë pas here.

Shtetet e Bashkuara do të shpallin vdekjen e tij si një fitore, veçanërisht pas tërheqjes kaotike nga Afganistani vitin e kaluar, por Zawahiri pati një ndikim relativisht të vogël, pasi grupet dhe lëvizjet e reja si Shteti Islamik janë bërë gjithnjë e me më ndikim.

Një lider i ri i Al Kaedës pa dyshim që do të shfaqet, por ai ka të ngjarë të ketë edhe më pak ndikim se paraardhësi i tij.

Share This Article