Fotot e tyre duket se vijnë nga e kaluara e largët, por 24-vjeçarja Liberty Avery dhe 29-vjeçari Greg Kirby nga Britania janë një çift modern të cilët jetojnë si të ishin në vitet 40’. Jo vetëm veshjet, aksesorët dhe flokët e tyre, por edhe dekorimi i shtëpisë është vintage.
Në verë ata shkojnë me pushime me një makinë antike të vitit 1942. Natyrisht, edhe dasma e tyre u zhvillua në stilin e asaj kohe: Ne u përpoqëm ta bënim sa më afër stilit tradicional të viteve 1940. tha çifti.
Nuk është për t’u habitur që në kohën e lirë ata preferojnë të luajnë lojëra tavoline, duke kufizuar sa më shumë përdorimin e teknologjisë (edhe pse të dy kanë llogari në Instagram). Avery qep veshje vintage dhe kënaqet duke provuar receta gatimi të viteve 40.
Në veshjen e tyre edhe pëlhurat janë autentikisht të vjetra. Megjithatë, nëse ka një gjë moderne që ata e shijojnë, janë filmat sepse, siç thotë Avery, “filmat e vjetër janë pak të vështirë, kështu që Greg sugjeron që të shikojmë diçka më të re herë pas here.”
Natyrisht lind pyetja se si u njohën për herë të parë ky çift i pazakontë. Avery tha se ajo ishte një nxënëse në një sallon që ai vizitoi për të caktuar një takim. Me zhvillimin e marrëdhënies së tyre, dashuria e tyre për të kaluarën dhe veçanërisht për atë dekadë u bë më e fortë.
“Që atëherë, Greg nuk ka mundur të më heqë qafe,” përfundon Avery duke qeshur.