Opinionisti i ‘BBV3’, Arbër Hajdari, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një intervistë ku ka folur lidhur me formatin e ‘Big Brother Vip’, si i shikon çiftet brenda tij, marrëdhënia që ai ka me banorët dhe më kryesorja kë shikon si fitues.
Lidhur me marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë Arbri zgjodhi të fliste për çiftin Ilnisa-Meriton ku u shpreh se romanca mes çiftit mund të jetë e vërtetë dhe këtë gjë e tregon sjellja e tyre.
‘Mendoj se kanë një romancë mes njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet sjelljes. Unë mendoj se kanë diçka më tepër për sa kohë lexoj sjelljet e tyre. A e pëlqen njësoj Meritoni Ilnisën, kjo është e thellë, por nëse kohën më të madhe në shtëpi ai e kalon me Ilnisën, ndoshta e ka dhe strategji por nuk po shikoj të nxjerri gjë në dritë’- është shprehur Arbri lidhur me marrëdhënien mes dyshes.