Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës dhe i dorëzon në Polici

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift irlandez raportohet se kanë gjetur 41 400 euro në Durrës dhe më pas i kanë dorëzuar në Policinë e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë çifti i kanë gjetur paratë më pasditen e 26 mars-it pranë një supermarketi ‘SPAR’ në lagjen nr 13, të qytetit bregdetar.

“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me veprimet e metejshme do të merret Policia e Durrësit.

Share This Article