Çifti sherr në qendrën e Beogradit, i riu vrapon për t’i dalë përpara tramvajit, e dashura e ndjek pas për ta shpëtuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skenë e pazakontë dhe shumë e ngjashme me ato të filmave romantik të Hollywood-it, është regjistruar në sheshin e Beogradit në Serbi.

Një vajzë dhe një djalë i ri janë regjistruar me kamerë amatore duke u grindur në qendrën e kryeqytetit të Serbisë, ku duket se nga pakënaqësia dhe “kërcënimi” se do ta braktisë e dashura, i riu fillon të vrapojë dhe në një moment pengohet dhe përfundon pranë një tramvaji.

Për fat të mirë shoferi i tramvajit reagon me kohë dhe e ndalë mjetin para se ta godasë të riun. E me të parë se çfarë ndodhi, e dashura vrapon pas tij për t’u siguruar se është mirë.

Megjithatë pasi largohen nga rruga, sërish vazhdojnë grindjen, por që sipas dëshmitarëve okularë ata në fund janë larguar të përqafuar.

Share This Article