Çikalleshi mungon ndaj Polonisë, rezulton pozitiv me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Sokol Çikalleshi do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjen vendimtare kundër Polonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të hënën ka njoftuar se Çikalleshi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe menjëherë është larguar nga grumbullimi për ta filluar karantinimin. Madje, ai as që është stërvitur të hënën me ekipin.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Përveç tij, të gjithë lojtarët tjerë dhe stafi Teknik kanë rezultuar negativë. Kështu që, përzgjedhësi Edoardo Reja do t’I ketë katër mungesa për duelin ndaj Polonisë që luhet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Krahas Çikalleshit, do të mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, si dhe Endri Çekiçi I suspenduar.

Share This Article