Një ciklon tropikal shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në Sumatra të Indonezisë, duke vrarë të paktën 46 persona dhe duke zhvendosur mijëra të tjerë.
Këtë e raportuan autoritetet e shtetit aziatik.
Ndërprerjet e energjisë elektrike, urat e shembura dhe shtëpitë e dëmtuara kanë penguar përpjekjet e shpëtimit për të arritur te banorët e bllokuar në fshatrat e largëta në rajonet e prekura, konfirmuan autoritetet.
Përmbytjet e mëdha pas një jave me shira të rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 33 persona në Tajlandë dhe dy në Malajzinë fqinje.
Dhjetëra mijëra persona janë strehuar në qendrat e evakuimit, disa prej të cilëve u izoluan për ditë të tëra nga ujërat deri në 2 metra të larta.



