Cikloni “Tauktae” përshkallëzon krizën indiane me virusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ciklon i fuqishëm që ka marrë vrull në Detin Arabik, është zhvendosur drejt bregdetit perëndimor të Indisë, duke shkaktuar reshje të dendura në Mumbai.

Cikloni Tauktae, tashmë i ka lënë gjashtë të vdekur në pjesët jugore të Indisë, ndërsa pritet që të përplaset në brigjet e shtetit Guxharat, me erëra të fuqisë prej 175 kilometrash në orë.

Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura tashmë kanë goditur rajonin perëndimor të Mumbait. Ekspertët kanë paralajmëruar dëme të tjera nga erërat e furishme dhe vërshimet në ultësira.

Në rajon druhet se fatkeqësia natyrore do ta përkeqësojë gjendjen edhe ashtu të rënduar nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në shtetin aziatik.

Ndryshimet klimatike kanë ashpërsuar ciklonet. Në majin e vitit të kaluar, rreth 100 persona kanë vdekur si pasojë e ciklonit Amfan, stuhia më e fuqishme që ka goditur Indinë në dekadën e fundit.

Share This Article