Cila është arsyeja? Mbreti Charles do të ndërpresë trajtimin ndaj kancerit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht se Mbreti Charles i është rikthyer angazhimeve të tij të vazhdueshme në publik, ai njëkohësisht po merr edhe trajtimin kundër kancerit. Në fillim të këtij viti u bë i ditur se mbreti ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.

Por ditën e sotme, “Dayli Mail” shkruan se monarku ka vendosur që të bëjë një pushim nga këto trajtime. E gjithë kjo vjen për shkak të në turneu mbretëror gati 11 ditor.

Për këtë veprim, duket se Mbreti Charles ka marrë konfirmimin e ekipit mjekësor. Duke filluar nga 18 tetori, mbreti do të jetë në disa vizita zyrtare në Sidnej dhe ky angazhim shënon udhëtimin e parë të Charles në Australi, që kur ai u bë mbret dhe kreu i Commonwealth.

Turneu do të shënojë gjithashtu edhe një tjetër angazhim për herë të parë të Charles, si mbret në “Takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth”.

Sipas të njëjtit burim: “Lartësia e tij do ta vazhdojë trajtimin ndaj kancerit pasi të kthehet nga ky udhëtim, por mjekët janë të lumtur për faktin se ai është në gjendje ta ndalojë këtë trajtim për një kohë të shkurtër”.

I ndërgjegjshëm për shëndetin e tij, mbreti Charles e ka pranuar faktin se po i jep përparësi përpjekjeve për shërim, pa harruar edhe rolin e tij si mbret.

Share This Article