ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 7 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 10 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 10 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 10 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Cilat janë arsyet që e kanë rritur frikën e fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?

albnews by albnews
13 February, 2022
in Bota
0
Cilat janë arsyet që e kanë rritur frikën e fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh.

Diplomatët dhe udhëheqës të qeverive, ndërkohë, u ndeshën me vështirësi në përpjekjet për të rifilluar bisedimet e bllokuara për të shmangur fillimin e një lufte të hapur.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Ja një vështrim mbi arsyet që kanë rritur frikën e fillimit të një lufte:

PARALAJMËRIME TË FORTA NGA SHTËPIA E BARDHË

Shtëpia e Bardhë tha se ende nuk e dinte nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të pushtuar, por tha se Putini ka grumbulluar të gjithë elementët për ta bërë këtë shpejt dhe u kërkoi amerikanëve në Ukrainë që të largoheshin brenda 48 orëve të ardhshme.

Shumë analistë besonin se një pushtim i Ukrainës nuk kishte gjasa të fillonte deri më 20 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kinë.

Retorika e shtuar e Shteteve të Bashkuarae pasoi informacionet e reja të inteligjencës që tregojnë një rritje tjetër të numrit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

“Ne nuk mund ta përcaktojmë tani ditën dhe orën e fillimit të një sulmi, por kjo është shumë më e mundur të ndodh në çdo moment”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan.

Sipas një zyrtari amerikan të njohur me gjetjet, Shtetet e Bashkuara morën informacione të inteligjencës, sipas të cilave Rusia po e shikon të mërkurën si një datë të mundshme të fillimit të një sulmi. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe e bëri këtë vetëm në kushte anonimiteti, nuk pranoi të thoshte se sa përfundimtare ishin informacionet e inteligjencës.

Në një demonstrim të përkushtimit amerikan ndaj aleatëve të NATO-s, Pentagoni njoftoi dërgimin e 3,000 trupave të tjera luftarake në Poloni për t’u bashkuar me 1,700 ushtarët amerikanë që tashmë ndodhen atje, tha të premten një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të diskutojnë me telefon për krizën në kufirin Ukrainë-Rusi të shtunën.

Disa aleatë të NATO-s, përfshirë Britaninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, po u kërkojnë gjithashtu qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

Në portin rumun të Konstancës, në brigjet e Detit të Zi, zhurma e madhe nga dislokimi i pajisjeve të rënda ushtarake të Shteteve të Bashkuara po thyen heshtjen dhe qetësinë, shenja se përforcimet dhe 1000 trupa të tjera amerikane po vendosen në një bazë ajrore atje.

Ky është një tjetër tregues i përforcimit me pajisje të rënda në zonat strategjike rreth Detit të Zi, ku Rusia, Ukraina dhe tre aleatë të NATO-s kanë baza ushtarake.

“Nga kjo zonë në rajonin e Detit të Zi, deri në Baltik, aleatët po përfocojnë praninë e NATO-s në këtë kohë kritike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nga Konstanca. Fqinji i Rumanisë, Bullgaria do të mirëpresë gjithashtu avionët spanjollë, që do të shtojnë më tej praninë e fuqishme të aleancës në rajon.

Në ujërat e Detit të Zi, anijet luftarake të flotës baltike dhe veriore të Rusisë mbërritën në Gjirin e Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Anije të tjera po u bashkohen forcave të ngjashme luftarake që janë pjesë e flotës ruse të Detit të Zi, duke rritur aftësinë e saj të zbarkimit amfib.

Moska ka njoftuar stërvitje gjithëpërfshirëse në Detin e Zi dhe Detin Azov në ditët në vijim dhe ka mbyllur zona të mëdha të transportit tregtar, duke nxitur një reagim të fortë nga Ukraina.

Në kufirin verior të Ukrainës, Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia kanë filluar manovrat 10 ditore ushtarake, ku do të përdoret municion real.

“Ekziston rreziku për një pushtim të plotë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por ai shtoi se edhe kërcënime të tjera janë të pranishme, “përfshirë përpjekjet për të rrëzuar qeverinë në Kiev”.

PËR MOMENTIN TANKET KANË ZËVENDËSUAR BISEDIMET

Pavarësisht nga përpjekjet e mëdha diplomatike në Evropë, në të cilat u përfshinë edhe udhëheqës të lartë, rezultatet kanë qenë shumë të pakta, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të presin, e të shohin se cila palë do të bëjë lëshime e para.

Lajmi i vetëm pak pozitiv të premten dukej se doli nga Moska, ku sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se kishte patur një diskutim “konstruktiv dhe të sinqertë” me homologun rus Sergei Shoigu.

“Dëgjova qartë nga qeveria ruse se nuk kishin ndërmend të pushtonin Ukrainën”, tha Wallace për gazetarët në Moskë. Ai shtoi: “Ne do ta gjykojmë atë deklaratë në bazë të provave në terren”.

Bisedimet në Berlin midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilave iu bashkuan Franca dhe Gjermania, në fillim shtuan shpresat për njëfarë përparimi pasi ato zgjatën deri në mëngjesin e së premtes, por në fund, ato nuk sollën rezultate të rëndësishme.

“Për fat të keq, gati nëntë orë bisedime kanë përfunduar pa ndonjë rezultat të rëndësishëm”, tha zëvendës shefi i shtabit rus Dmitry Kozak. Mbeti e paqartë se kur dhe si do të bëhej përpjekja e radhës për një përparim.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në ndërprerjen e luftimeve në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore midis forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, por përleshjet e rregullta në shkallë më të ulët kanë vazhduar. Kremlini ka akuzuar Kievin për sabotim të marrëveshjes dhe zyrtarët ukrainas argumentuan javët e fundit se zbatimi i saj i njëanshëm do ta dëmtonte vendin.

Në anën tjetër të botës, në Melburn të Australisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk dha shenja optimizmi. “Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme për të angazhuar Rusinë, për të marrë në shqyrtim shqetësimet që ajo ka ngritur, për të ndarë shqetësimet tona dhe ato të partnerëve dhe aleatëve tanë evropianë”, tha ai. Por vazhdon të ketë një hendek të madh me Moskën.

“Thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja në kufirin ukrainas. Dhe siç thamë më parë, ne jemi në një periudhë të caktuar kur pushtimi mund të fillojë në çdo kohë”, tha Sekretari Blinken.

Më vonë të premten, Presidenti Biden bisedoi me një numër udhëheqësish evropianë për të nënvizuar shqetësimet e ngritura nga inteligjenca amerikane në lidhje me mundësinë e fillimit të një pushtimi rus të Ukrainës në ditët e ardhshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se udhëheqësit perëndimorë ishin plotësisht të bashkuar dhe do t’i përgjigjeshin ashpër një pushtimi rus me sanksione shkatërruese ekonomike dhe tregtare./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result