Cilat janë shkaqet e konfuzionit mendor?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konfuzioni mendor është një gjendje në të cilën subjekti nuk është në gjendje të arsyetojë qartë, shkruan pazienti.it.

Karakterizohet nga një ndjenjë çorientimi, paaftësi për t’u përqendruar, humbje e kujtesës dhe vështirësi në marrjen e vendimeve.

Në varësi të shkakut themelor, problemi mund të zhvillohet papritur ose gradualisht. Në disa, konfuzioni është jetëshkurtër, në të tjerët është i përhershëm, siç është rasti me disa forma të demencës.

Shkaqet e konfuzionit mendor përfshijnë:

Pleqërinë, intoksikimin nga alkooli, traumat e kokës, mosbalancimi i ujit ose elektrolitit, demenca,  infeksionet, mungesa e gjumit, nivele të ulëta të sheqerit ose oksigjenit në gjak si dhe mangësitë ushqyese.

Ndër kushtet që lidhen me gjendjen konfuze mund të gjejmë: anemone, angina pectoris, aterosklerozën, cirrozën e mëlçisë, diabetin, dislipidemitë, embolitë pulmonare, goditjet në tru, infarktin e miokardit, helmimin me monoksid karboni, meningjitin si dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Trajtimi duhet t’i përshtatet shkakut të gjendjes konfuze.

Nëse shkaku i konfuzionit të papritur është rënia e sheqerit në gjak, është e dobishme të pini një pije me sheqer ose të hani një ëmbëlsirë.

Nëse shkaku është presioni i lartë ose i ulët i gjakut, trajtimi duhet të synojë zbulimin e shkaqeve të ndryshimeve të presionit, pra, normalizimin e niveleve të presionit të gjakut.

Nëse shkaku është një sëmundje kronike, qëllimi i terapisë duhet të jetë zvogëlimi i gjasave të ngjarjeve konfuze.

Share This Article