ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 7 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 7 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 7 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 7 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Cilësia e ujit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut përplas qëndrimet e autoriteteve

albnews by albnews
6 March, 2025
in Kosova, Maqedonia
0
Cilësia e ujit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut përplas qëndrimet e autoriteteve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Institucionet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë qëndrime të kundërta për cilësinë e ujit nga kompania kosovare “Rugove”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës i kundërshton pretendimet e homologëve maqedonas se në ujin burimor të kompanisë “Rugove” ka prezencë të bakterit koliform.

RelatedPosts

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

Reagimi i kësaj agjencie vjen dy ditë pas Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi po i inspektonte të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji.

Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”.

AUV i Kosovës thekson se pas raportimeve në media mbi dyshimet për sigurinë e produktit ujë ‘’Rugove’’, ka nisur gjurmimin e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik.

Analizat, sipas kësaj agjencie, tregojnë se uji “Rugove” është i sigurt për pije.

Por, homologët në Maqedoninë e Veriut, paralajmërojnë analizë të re, sipas tyre, neutrale.

AUV i Kosovës: Nuk ka bakter koliform në ujin ‘Rugove’

Të dhënat, sipas AUV-it, tregojnë se në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa, të cilat janë certifikuar në bazë të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës.

“Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me ‘prezencën e bakterit koliform’. Në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë ‘Rugove’”, thuhet në një komunikatë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Kjo agjenci po ashtu thekson se nuk ka pranuar asnjë informatë zyrtare nga autoritetet homologe të Maqedonisë se Veriut, lidhur me dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me ujë të pijshëm.

Gjithashtu, nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar, apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore.

Ç’ka është bakteri koliform?

Bakteri koliform është organizëm i pranishëm në mjedis dhe në jashtëqitjet e të gjitha kafshëve me gjak të ngrohtë dhe njerëzve.

Bakteri koliform nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Megjithatë, prania e tij në ujë të pijshëm tregon se organizmat që shkaktojnë sëmundje (patogjenët), mund të jenë në sistemin e ujit, thuhet në përshkrimin që bën Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Uashingtonit.

Sipas tij, nëse bakteri koliform gjendet në një mostër uji, operatorët e sistemit të ujit punojnë për të gjetur burimin e ndotjes.

Një nga mënyrat për pastrimin e ujit të kontaminuar është përmes klorifikimit.

Sipas AUV-it, uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurt për pije.

Vërejtjet e autoriteteve kompetente maqedonase lidhur me ujin “Rugove”, një ditë më herët, i ka cilësuar si të paqëndrueshme edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku bëhen analizat e rregullta të këtij uji.

Drejtor i Laboratorëve për Analizat e Ujit dhe Ushqimeve në këtë institucion, Ergyl Binqe i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk janë gjetur asnjëherë baktere të dëmshme për shëndetin e konsumuesve” në ujin “Rugove”.

Ekspertët për ujëra në IKSHPK, lidhur me konstatimin e kolegëve maqedonas, kanë theksuar se mund të jetë “gabim njerëzor në laborator ose në diagnostikim”.

Më herët, nga kompania “Rugove” kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se produkti i saj është në rregull dhe se shitjet në shtetin fqinj janë duke vazhduar.

Institucionet e Maqedonisë së Veriut paralajmërojnë “super analizë”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se uji nga Kosova do të testohet sërish përmes një “super analize”.

Boshko Stojkoski nga Sektori i Mbikëqyrjes së Inspektimit në këtë agjenci, tha për Radion Evropa e Lirë se ngarkesa e ujit të importuar nga kompania kosovare “Rugove”, në të cilën agjencia pohon se më 12 shkurt zbuloi se kishte një sasi të shtuar të baktereve koliforme, nuk ishte lëshuar në qarkullim.

“Çelësi tani është që të bëhet super analiza dhe pas marrjes së rezultateve do të vendoset nëse uji është i sigurt apo jo. Ajo do të bëhet në një laborator të tretë me metoda të akredituara”, tha Stojkoski.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një ngarkesë prej afërsisht 22 mijë litra ujë nga e cila Agjencia e Kontrollit Kufitar të Maqedonisë së Veriut mori një mostër dhe konstatoi se kishte një sasi të shtuar të baktereve koliforme.

Stojkoski shton se përderisa priten rezultatet e “super analizës”, mbetet në fuqi masa protokollare, sipas së cilës nga 10 dërgesat e ardhshme merren mostra për testim të detyrueshëm laboratorik.

“Ajo masë mbetet në fuqi sepse më vonë është gjetur në dërgesat tjera, ku është konstatuar, si në mostrën e parë, se ka dalë pozitive për disa baktere, por nuk do të hyj në detaje se cilat”, thotë Stojkovski, duke mos saktësuar se për çfarë bakteresh bëhet fjalë.

Këto dërgesa të ujit nga Kosova, për të cilat Stojkoski tha se përmbajnë sasi të shtuar të baktereve të paautorizuara, nuk janë lëshuar në qarkullim.

Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik të Maqedonisë së Veriut, janë 23 institucione të këtij vendi, të cilat, përmes një kompanie të atjeshme, furnizohen me ujin “Rugove”.

Disa prej këtyre institucioneve – si Ministria e Administratës Publike – konfirmuan për Radion Evropa e Lirë në Shkup se e kanë konsumuar dhe vazhdojnë ta konsumojnë ujin “Rugove”./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result