Cilët janë 5 pretendentët për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar?

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skandalet nuk po i ndahen kryeministrit britanik Boris Johnson i cili pritet që ditën e sotme të japë dorëheqjen nga kryetar i konservatorëve dhe nga kryeministër, por që kërkon të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e liderit të ri të partisë.

Por kush janë pretendentët kryesorë që duan ti zënë vendin?

Më poshtë janë disa nga emrat që pretendojnë ta zëvendësojnë:

Rishi Sunak, 42

Deri vitin e shkuar, ministri i financës ishte pretendenti i preferuar për të pasuar Boris Johnson si kryeministër.

Sunak është lavdëruar për menaxhimin e pandemisë dhe paketave të asistencës sociale që i erdhën në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

Por, së fundmi ai u përball me kritika rreth pasurisë së gruas së tij si dhe thyerjes së rregullave të COVID-19 së bashku me Johnson në festa e partygate.

Ditën e martë, ai dha dorëheqjen si ministër i financës dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesor të nismës Brexit.

Liz Truss, 46

46-vjeçarja është një figurë publike e konservatorëve, e cila ka shpenzuar 2 vite krah Johson si sekretare e jashtme. Ajo është një pionere e lëvizjes Brexit dhe u emërua negociatore e Mbretërisë së Bashkuar me Europën vitin e shkuar.

Ditën e hënë, Truss tha se Johnson gëzon mbështetjen e saj 100% dhe i kërkoi kolegëve të bënin të njëjtën gjë.

Por së fundmi, ajo është fotografuar në një tank duke evokuar imazhin e famshëm të gruas së hekurt dhe kryeministres së parë grua Margaret Thatcher në vitin 1986.

Jeremy Hunt, 55

Ish-sekretari i jashtëm britanik doli i dyti pas Johnson në zgjedhjet e lidershipit brenda partisë konservatore në vitin 2019. Sipas kritikëve, ai mund të ofrojë një stil të politikë-bërjes krejt të kundërt të Johnson, më pak kontrovers dhe shumë më serioz.

Penny Mordaunt, 49

Ish-ministrja e brendshme e cila u pushua menjëherë pas ardhjes në pushtet të Johnson, është një tjetër pretendente për këtë post.

Mordaunt nuk ka treguar mbështetje ndaj Johnson duke i quajtur festat qeveritare gjatë karantinës “të turpshme dhe qesharake”.

Ajo ka thënë se votuesit meritojnë të shohin vetëm “profesionalizëm dhe kompetencë” nga qeveria dhe qeveritarët e tyre.

Nadhim Zahawi, 55

Emërimi si ministër i vaksinave gjatë pandemisë i dha Zahawi-t një status të lartë dhe mjaft të respektuar për publikut britanik.

Fëmija i prindërve ish-refugjatë që erdhën në Britani nga Iraku mund t’i japë atij disa pikë më shumë se kandidatët e tjerë konservatorë.

Javën e shkuar, ai i tha se në një fazë të caktuar, do të ishte ‘privilegj’ për të nëse bëhej kryeministër.

Ben Wallace, 52

Muajt e fundit, ish-ushtaraku dhe ministri i mbrojtjes është kthyer në konservatorin dhe anëtarin më të famshëm të qeverisë britanike, si rezultat i menaxhimit të krizës në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të gëzojë mjaftueshëm suport nga anëtarët e Parlamentit Britanik.

Share This Article