ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 2 minutes ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 8 minutes ago
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025 23 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 39 minutes ago
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump 46 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Cili do të ishte rezultati më i mirë i zgjedhjeve amerikane për Britaninë?

albnews by albnews
16 October, 2020
in Bota, UK
0
Cili do të ishte rezultati më i mirë i zgjedhjeve amerikane për Britaninë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitin 2016, u fol për paralelizma mes zgjedhjes së Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara dhe referendumit në Britani për largimin nga Bashkimi Evropian, pasi të dyja këto ngjarje, shikoheshin si fitore për politikat populiste. Katër vite më vonë, Presidenti Trump po lufton të rizgjidhet, ndërsa sondazhet e radhisin atë pas rivalit demokrat Joe Biden. Ndërkohë Britania po i afrohet fundit të periudhës së tranzicionit për Brexit-in në fund të këtij viti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vëzhgues thonë se e ardhmja e Britanisë pas Brexit-it mund të jetë e lidhur ngushtë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të 3 nëntorit.

Ditën kur Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, Donald Trump – në atë kohë kandidat republikan për president – mbërriti në klubin e tij të golfit në Skoci me një mesazh në mbështetje të Brexit-it.

RelatedPosts

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

“Njerëzit duan t’u rikthehet vendi i tyre”, tha Donald Trump në qershor 2016.

Pas më shumë se katër vitesh, Britania është më në fund në prag të ndarjes me Bashkimin Evropian. Qeveria britanike i ka kthyer sytë nga Shtetet e Bashkuara me shpresën për një marrëveshje të re tregtare që do të nxiste ekonominë e saj.

“Trump-i ka qenë një mbështetës i Brexit-it, por mendoj se qeveria britanike ka kuptuar tashmë nga negociatat e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara se nuk ekziston dreka falas. Sa më shumë qasje që Mbretëria e Bashkuara dëshiron në tregun amerikan, aq më shumë do t’i duhet të ofrojë lëshime, në formën e koncensioneve për standartet, etj.”, thotë Ian Bond, i Qendrës Evropiane për Reformimin Evropian.

Sidoqoftë, një fitore e Donald Trump-it do të ishte rezultati më i mirë për Britaninë, ndërsa ajo largohet nga Bashkimi Evropian, thotë Robert Oulds, drejtor i Grupit Bruges, ku janë anëtarë disa ligjvënës pro-Brexit-it.

“Ekziston një kandidat në zgjedhjet presidenciale amerikane që është angazhuar për një marrëveshje të mirë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, dhe ai është Presidenti Donald Trump. Prandaj kjo është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, nuk është vetëm çështje preferencash politike. Vendet e punës dhe mundësitë për Mbretërinë e Bashkuar vërtet do të varen tek rizgjedhja e Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Oulds.

Por, mediat britanike njoftuan këtë javë se qeveria konservatore e zotit Boris Johnson po përpiqet të ndërtojë marrëdhënien me sfiduesin demokrat Joe Biden, një kritik i dikurshëm i Brexit-it, i cili udhëheq në sondazhe. Zoti Biden paralajmëroi rishtazi Britaninë se nuk do të ketë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, nëse Brexit-i rrezikon paqen në Irlandën e Veriut.

“Avantazhi do të ishte më shumë parashikueshmëri në marrëdhënie dhe një përqasje më e favorshme për institucionet transatlantike, si NATO-ja. Disavantazhi me Biden-in do të ishte se ai ka lidhje shumë të forta me komunitetin irlandezo-amerikan; ai është vetë pinjoll i komunitetit irlandezo-amerikan, (kështu që) Biden do të kishte ndoshta një linjë shumë më të ashpër me britanikët, për sa i përket detyrimeve të tyre në Marrëveshjen e Tërheqjes (nga BE-ja) dhe protokollin me Irlandën e Veriut, se sa ç’do të kishte Trump-i”, thotë zoti Bond.

Disa ligjvënës konservatorë të moderuar, si Daniel Finkelstein, anëtar i Dhomës së Lordëve në Britani – po shpresojnë në një fitore të zotit Biden.

“Mendoj se do të ishte shumë më e rëndësishme për pozitat e konservatorëve nëse do të mund të riafirmohej republikanizmi i zakonshëm i pas-Luftës, në vend të këtij lloji republikanizmi shqetësues populist të Donald Trump-it. Mposhtja e tij mendoj se do të ishte pjesë e rizbulimit e këtyre lloji vlerash nga partia konservatore (britanike) “, tha zoti Finkelstein.

Britania përballet me një Brexit të pasigurtë, që ndodh në mesin e efekteve shkatërrimtare të pandemisë së koronavirusit. Rezultati i zgjedhjeve amerikane mund të luajë një rol të madh në të ardhmen e vendit, ndërsa përpiqet të çelë rrugë të reja, jashtë Bashkimit Evropian./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

26 December, 2025
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

26 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result