Connect with us

Bota

Cili është plani i NATO-s për Ballkanin?

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këtë javë brenda pak ditësh vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor për të treguar mbështetjen dhe angazhimin e aleancës veriore atlantike në një rajon që ka në disa fronte njëherësh disa vatra të pashuara zjarri që rrezikojnë sigurinë. “Ky rajon nga ana strategjike është i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka disa arsye për shqetësime”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Shkup të mërkurën në fund të turit ballkanik. “Ne shohim kërcënim për shkëputje në Bosnje-Hercegovinë, një gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë, dhe një ngecje të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë në vitet 90-të, NATO ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit. Ajo intervenoi në Bosnje dhe Kosovë në luftërat e përgjakshme që shënuan edhe fundin e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura. Sot tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e aleancës.

Zhvillimet në Kosovë shqetësuese

Armiqësia mes minoritetit etnik serb dhe shumicës shqiptare në Kosovën e njohur vetëm nga 22 nga 27 vende të BE dhe SHBA është rritur. Serbia dhe Rusia e mohojnë pavarësinë e Kosovës. Në maj trupat e NATO-s u plagosën në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, pranë kufirit serb. Serbët e Kosovës kanë një mosbesim të thellë ndaj autoriteteve të Kosovës dhe ruajnë marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Më 24 shtator katër vetë u vranë në luftimet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë që u barrikaduan në një manastir.

Advertisement

Si rezultat NATO përforcoi trupat në Kosovë me 1000 ushtarë dhe patrullimet në veriun e dominuar nga serbët. Trupat e KFOR-it kështu arrijnë në 4.500 vetë, sipas agjencisë Reuters. Stoltenberg në Prishtinë tha të hënën, se NATO do të bëjë çfarë është e nevojshme të ruajë sigurinë, qetësinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Ne tani jemi duke rishikuar, nëse duhet të kemi një rritje të përhershme që të sigurojmë se spiralja nuk del jashtë kontrollit dhe krijon një konflikt të rë ri të dhunshëm në Kosovë apo më tej në rajon.”

Republika Srpska kërcënon të shkëputet nga Bosnja

Ndërkohë që në Bosnje-Hercegovinën multietnike, Republika Srpska kërcënon të shkëputet. Kjo republikë përbën rreth gjysmën e territorit të Bosnje-Hercegovinës me rreth 1,2 milionë banorë, shumica serbë etnikë. Republika Srpska u krijua gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në një kontekst të përgjakshëm. BE, e cila mori misionin paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë nga NATO në vitin 2004 nuk është aspak popullore në Republikën Srpska, e cila mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Advertisement

Mesazh për Moskën

Para këtyre krizave, në fund të turit të tij ballkanik në Shkup, Stoltenberg në një deklaratë me krerë të vendeve aleate të NATO-s. Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu drejtua pjesërisht Mokës. NATO e shikon Rusinë të luajë një rol destabilizues, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. “Shtete autoritare si Rusia kërkojnë të minojnë demokracitë tona me kërcënime kibernetike dhe hibride”, tha Stoltenberg që pritet të largohet si kreu i aleancës veriore atlantike.

Sipas Bojana Zoric nga Insituti Europian për Studimet e Sigurisë, në përgjithësi qëllimi i Rusisë në rajon është të ndalë shtrirjen e NATO-s dhe pëfshirjen e tyre në BE. Lufta në Ukrainë i ka bërë të qarta ndarjet ekszistuese. “Ballkani Perëndimor nuk është i unifikuar, kur vjen puna tek përgjigja që duhet dhënë për luftën në Ukrainë.” Kjo i shkon në favor Moskës, sipas Zoric. “Rusia gjithmonë dëshiron të kapë çdo mundësi për të prodhuar tensione dhe rindezë armiqësitë e vjetra në rajon dhe në një mënyrë të përdorë ndarjet etnike për përfitimet e saj”, tha Zoric për DW .

Advertisement

Çfarë arriti Stoltenberg me vizitën në Ballkanin Perëndimor?

Për Zoric, vizita e kreut të NATO-s në Ballkan ishte më shumë për të dërguar një “mesazh të qartë në rajon dhe faktorë të tjerë prezentë, të përfshirë duke pasur parasysh edhe Rusinë, se NATO mbetet fuqimisht e angazhuar për të ruajtur sigurinë.”

“Një prezencë e shtuar e NATO-s do duhej të bëjë që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje me shpresë të nxisë edhe rigjallërimin e normalizimit efektiv të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.” Serbia, e cila dëshiron të jetë pjesë e BE, por jo e NATO-s, nuk do të rrezikojë një konflikt me aleancën ushtarake, sipas Zoric. Shumica e vende të BE janë në NATO. Aktualisht Beogradi mban marrëdhënie të stabilizuara me NATO-, sipas analistes. Prandaj ekspertja nuk sheh rrezik akut konfrontimi në horizont. “Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Rusia nuk do të jetë e aftë t’ia dalë për t’i hyrë një lufte në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur në mendje, se gjysma e Ballkanit Perëndimor është në NATO, thekson Zoric. Në vend të kësaj Moska do të tentojë më shumë të vazhdojë me politikën e saj të nxitjes së tensioneve duke punuar për këtë me partnerët që ka në rajon.

Advertisement
Continue Reading

Bota

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Published

on

By

Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.

“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.

Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.

Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.

Advertisement

Continue Reading

Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL

Advertisement
Continue Reading

Bota

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Published

on

By

Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.

Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.

Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.

1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025

2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME

3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME

4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca

Advertisement

Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME

5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar

Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME

Advertisement

6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta

Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME

7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME

8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°

Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME

9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME

10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban

Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Trending