Cili ishte mesazhi i Ramës me yllin me 5 cepa përballë ministrit grek?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, personi që përmes veshjes përcjell edhe mesazhe, u pa sot në takimin me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias me një kravatë, e cila ka sjellë mjaft reagime.

Edhe pse shumë qytetarë e kanë quajtur “akt patriotik” mbajtjen e kravate me flamurin shqiptar në takimin me kryediplomatin helen, shefi i qeverisë mbi kollaren kuqezi kishte të stampuar edhe yllin komunist me 5 cepa.

Po çfarë thotë Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 14, pika 2 dhe 3?

“Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut”

Share This Article