Cipras: BE të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe MV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimi i Këshillit Europian i marsit duhet të miratojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, njëkohësisht edhe kreu i partisë SYRIZA.

”BE nuk mund të marrë një rol gjeopolitik dinamik ndërkombëtar nëse nuk mbështetet edhe në mënyrë aktive Marrëveshjen e Prespes midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi lideri kryesor i opozitës.

”Pezullimi i bisedimeve të pranimit në BE të Ballkanit në vitin 2014 çoi në humbjen e stabilitetit në rajon dhe fuqizimin e palëve të treta që punojnë kundër interesave të BE-së”, theksoi ai.

Cipras paralajmëroi gjithashtu se paqëndrueshmëria shtesë në rajon do të kontribuonte në flukset më të larta të migracionit nga Ballkani Perëndimor në Europë.

”BE-ja duhet të mbështesë udhëheqësit dhe popujt e Ballkanit Perëndimor të cilët janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme dhe të ndërmarrin reforma, përndryshe do të justifikojnë forcat nacionaliste dhe autoritare”, tha Cipras./ATSH/

Share This Article