Cipras dhe Zaev kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u nominuan për Çmimin Nobel të Paqes 2019.

Liderët e grupit socialist dhe demokrat (S & D) në Parlamentin Europian, grupi i kryesuar nga Udo Bullmann i të Gjerlbërve /Aleanca e Lirë Europiane (EFA) Ska Keller dhe e majta e bashkuar europiane – E majta e gjelbërt nordike (GUE / NGL) Gabbi Zimmer, shprehën mbështetjen e tyre pro kësaj kandidature. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve ANA, referuar informacioneve ekskluzive.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga tre partitë theksohet se ”Marrëveshja e Prespës” mes Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)) i jep fund një mosmarrëveshje të gjatë dhe sjell stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply