Cipras dhe Zaev marrin çmimin ”Ewald von Kleist”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë përzgjedhur për marrjen e çmimit prestigjioz ”Ewald von Kleist”, si mirënjohje për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

”Çmimi do të jepet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë (MSC) më 16 shkurt”, njoftoi presidenti i MSC-së, Chairman Wolfgang Ischinger.

Konfirmohet se Cipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.

Për herë të parë, ky çmim u dha në vitin 2009 dhe ndër fituesit janë Henry Kissinger, Javier Solana, Helmut Schmidt, Valery Giscard D’Estaing, OSBE, Joachim Gauck dhe John McCain.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply