Cipras: Ditë historike, Maqedonia e Veriut do të jetë mike e jona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut, e cila u lind sot do të jetë mikja jonë, shkroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në profilin e tij zyrtar në Tuiter, pak pas shpalljes së rezultateve dhe dritës jeshile nga Parlamenti grek për Marrëveshjen e Prespës.

Ai shtoi se sot është ditë historike, sot “shkruhet faqe e re për Ballkanin.

“Gjeneratat e ardhshme të të dy vendeve i kanë borxh deputetëve mirënjohje të cilët me guxim i vendosën themelet për të ardhmen e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës harmonike mes dy popujve. Maqedonia e Veriut e cila u lind sot do të jetë mike jona. Aleate dhe mbështetëse e Greqisë në përpjekjet e saj për siguri, stabilitet dhe zhvillim të përbashkët në rajon”, shkroi kryeministri grek.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply