Cipras, kryeministri i parë grek që viziton Shkupin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleksis Cipras nesër vjen për vizitë zyrtare në Shkup, që njëherësh është vizita e parë e një kryeministri grek që nga pavarësia e vendit.

Në delegacionin e Ciprasit do të ketë 10 ministra nga kabineti i tij, rreth 100 afaristë, ndërsa planifikohet të nënshkruhen më shumë marrëveshje bilaterale.

Fokusi gjithsesi do jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, mbrojtjes dhe procesi i euroitegrimeve të vendit. Do të nënshkruhet marrëveshje edhe për hapjen e një vendkalimi të ri.

Në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Ciparas sot tha se Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen partnerë dhe aleatë.

Në pyetjen, nëse sipas modelit të Marrëveshjes së Prespës duhet të zgjidhen edhe kontestet e tjera në Ballkan, Cipras tha se nuk vlerëson se duhet të jetë model i tillë, por është mirë që gjatë zgjidhjes së problemeve të fillohet nga kuptimi i respektit të ndërsjellë.

Share This Article