Çitaku në iftar me Trumpin, i kërkon përfshirjen e SHBA-së në proceset në të cilat po kalon Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në një iftar të shtruar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump, ka kërkuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ishte ulur përkrah Trumpit e ka thënë se i ka treguar atij se “në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”.

“Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka thënë ajo.

Share This Article