ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 2 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 2 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 2 hours ago
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane 2 hours ago
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Çitaku: Unë jam ambasadore e Kosovës, Ramush Haradinaj është kryeministri im

albnews by albnews
2 March, 2019
in Kosova
0
Çitaku: Unë jam ambasadore e Kosovës, Ramush Haradinaj është kryeministri im
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çtaku, ka zgjedhur një mënyrë diplomatike t’i përgjigjet kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot ka thënë se “Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit në Uashington”.

“Unë jam Ambasadore e Kosovës. Dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im.

RelatedPosts

LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

Gripi i shpendëve, Kosova ndalon importin nga Hungaria dhe Italia

“Kosova, shpejt qeverinë”, BE: Duhet të nisë punën për rekomandimet e progres-raportit

Të jem Ambasadorja e juaj ne Washington DC është nderi i jetës sime”, ka shkruar Çitaku.

Të kujtojmë se Çitaku ka marr mbështetje të madhe nga aktivistë të shoqërisë civile, diplomatë e qytetarë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje të plotë asaj për punën që ka bërë në Uashington dhe për paraqitjet e saj në Nju Jork, që janë vlerësuar nga më të mirat që ka pasur Kosova për ballë Serbisë në Këshillin e Sigurimit.

Shkrimi i plotë i Çitakut në Facebook:

Mirëdita nga Washingtoni,

Sot në mëngjes u zgjova nën tingujt e qindra mesazheve që pandërprerë zhurmonin në telefonin tim.

Thënë të drejtën u shqetësova pak. Kur jeton jashtë vendit dhe larg familjes, mendja gjithmonë të shkon tek më e keqja.

Është tërësisht e pa-precedent që një Ambasadore në detyrë të kacafytet me Kryeministrin e vet. Sigurisht që unë nuk do të bëj asnjëhere diçka të tillë. Ne duhet të ndërtojmë kulturë të komunikimit institucional.

Sigurisht, unë nuk jam e përkryer. Nuk ka fjalë që edhe unë kam mangësi, edhe si njeri e edhe si diplomate. Por asnjëherë, kurrë në jetën time, nuk kam punuar dhe nuk punoj kundër interesave të vendit dhe kombit tim.

Tash e 20 vite jam e përfshirë ne jetën publike. Asnjëhere, kurrë nuk kam bërë asgjë për përfitim personal apo material. Sot pas 20 vitesh, unë kam pasuri një banesë 50 metra katrorë dhe 6000 euro kursime në bankë.

Nuk jam dhe nuk do të jem kurrë e shantazhuar. Mendimet e mia i them hapur dhe pa frikë nga askush.

Nuk është faji im që në Kosovë nuk ka konsensus politik për tema të rëndësishme. Por kurrë në jetën time nuk kam dhënë këshilla dashakëqija dhe kurrë në jetë nuk kam folur jashtë mandatit tim. Asnjëherë nuk kam dërguar informacione kontradiktore apo të selektuara.

Jam krenare që falë angazhimit tonë të përbashkët, gjatë mandatit tim këtu në SHBA, kemi marrë mbështetjen për transformimin e FSK në ushtri. Ka qenë një punë e gjatë mbi 2 vjeçare, dhe të gjitha janë të dokumentuara.

Poashtu më vije mirë që gjatë kësaj periudhe kemi avancuar raportin me MCC, dhe jemi ndër vendet e pakta të cilit jo vetëm që nuk i është ndërprerë, por i është rritur ndihma financiare nga SHBA-të.

Unë kam bërë dhe do të vazhdojë të bëj gjithçka në fuqinë time që ta ruaj dhe kultivoj raportin mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Edhe këto ditë teksa po kalojmë momente jo të lehta në raportin tonë, kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj për të shmangur çfarëdo dëmi strukturor në relacionet mes nesh.

Unë do të doja të jem aq e fuqishme sa po aludojnë disa, dhe të vendos e të diktoj politikat amerikane. Ju siguroj, që po të kisha atë fuqi, disa gjëra do të ishin ndryshe.

Sigurisht, diskrecioni që kërkon detyra ime, dhe edukata personale nuk më lejon t’i them të gjitha në këtë platformë.

Unë jam Ambasadore e Kosovës. Dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im.

Të jem Ambasadorja e juaj ne Washington DC është nderi i jetës sime.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

5 November, 2025
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result