Çitaku uron senatorin Dole për ditëlindje: Ti je kampioni dhe heroi ynë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar senatorin amerikan, Bob Dole, me rastin e ditëlindjes së tij.

Çitaku ka thënë se Dole është kampioni dhe heroi i Kosovës dhe se zë vendin e parë në zemrat e kosovarëve.

“Gëzuar ditëlindjen senator Dole. Që nga vizita e parë me delegacionin e kongresistëve në Kosovë ti ke qenë kampioni ynë, heroi ynë dhe numri një në zemrat tona”, thuhet në urimin e diplomates kosovare.

Dole ka mbushur 97 vjet. Ka lindur në Rusell të Kansasit në vitin 1923. 

Share This Article