Çitaku uron Vjosa Osmanin dhe 5 ministret e Qeverisë Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Çitaku thotë se Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e Kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky hap i madh vjen pas emërimit të 5 grave të mrekullueshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, shkroi Çitaku.

Share This Article