Riyad Mahrez dhe Kevin De Bruyne kanë shënuar nga një gol për fitoren e re të Manchester Cityt.
City të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Brentfordit. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Premier Leagues.
City po marshon sigurt drejt titullit. Ka 60 pikë në vendin e parë, ndërsa Liverpooli është i dyti me 48 pikë.
Liverpooli i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Chelsea është i treti me 47 pikë.