City dominon derbin e Manchesterit, shkatërron United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka ruajtur kreun e Premier Ligës me një fitore në ndeshjen më të rëndësishme për tifozët e kësaj skuadre, derbin ndaj Manchester United.

Skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar me shifrat 4-1 pas një sfide të cilën e ka dominuar plotësisht dhe ku rezultati përfundimtar ishte mëse i logjikshëm për atë që dhuruan ekipet në fushën e lojës.
De Bruyne kaloi në avantazh skuadrën e tij pas 5 minutash, por “djajtë e kuq” goditën me anë të Sanço me një kundërsulm të shpejtë.

Megjithatë, De Bruyne ktheu përsëri në epërsi ekipin e tij që në pjesën e parë, pas një aksioni të gjatë ku skuadra e Rangnik nuk arriti të largonte topin nga zona.

Në pjesën e dytë, e kishte radhën Mahrez të gjente dy herë rrjetën, për të vulosur këtë duel dhe për të siguruar që Manchester City do të vazhdonte të ishte në kryesimin e Premier Ligës, duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh nga Liverpooli që e ndjek.

Share This Article