City e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2021.
Të besuarit e Pep Guardiolës kanë arritur të triumfojnë 3-1 kundër Chelseat në “Stamford Bridge”.
Të gjithë golat mysafirët i shënuan në pjesën e parë.
Ilkay Gundogan shënoi për 1-0 në minutën e 18-të, më pas Phil Foden 2-0 në minutën e 21-të dhe në fund për 3-0 Kevin De Bruyne në minutën e 34-ër.
Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve, nuk pati më gola nga mysafirët, derisa vendasit e gjetën golin sa për statistika me anë të Odoi në minutën e 92-te.
Me këtë fitore City është ngjitur në pozitën e pestë me 29 pikë të grumbulluara, derisa Chelsea ka rënë në pozitën e tetë me 26 pikë të grumbulluara.