Pa nisur ndeshja, lojtarët e Manchester Cityt kanë formuar “tunelin e nderit” në shenjë respekti për lojtarët e Liverpoolit, që kanë fituar titullin e kampionit në Premier League.
Por pasi ka nisur ndeshja respekti për kampionët nuk është shfaqur më.
Manchester City po fiton bindshëm, 4:0, ndaj Liverpoolit, pas pjesës së parë të takimit. Ndeshja e dy kampionëve të fundit të Anglisë i takon xhiros së 32-të të Premier Leagues.
Kevin De Bruyne nga pika e bardhë, Raheem Sterling, Phil Foden dhe Oxlade-Chamberlain kanë shënuar golat për Cityn.