City fiton bindshëm ndaj Wolfs, Haaland i papërmbajtshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Wolverhampton Wanderers, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së shtatë në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jack Grealish, në minutën e 1′, pas një asistimi nga Kevin De Bruyne. Derisa në minutën e 16′, Erling Haaland dyfishoi epërsinë e ‘qytetarëve’.

Në minutën e 33′, Wolfs mbetën pa një lojtar, pasi Nathan Collins, u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje brutale ndaj Grealishit.

Me këtë epërsi prej dy golave, dy skuadrat shkuan në pushimin në mes dy pjesëve.

Pjesa e dytë ishte përsëritje e së parës, City shënoi edhe njëherë me Phil Foden, në minutën e 69′, i cili ishte edhe goli i vulosjes së fitores.

Man City, pas fitores mbetet në vendin e parë me 17 pikë, pas shtatë ndeshjeve.

https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1571114473527848961
Share This Article