City i bindur se Guardiola s’do të largohet më herët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City është i bindur se Pep Guardiola do ta respektojë kontratën e tij me klubin, dhe nuk do të largohet më herët.

Kështu ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, transmeton Koha.net.

Guardiola ka kontratë me Cityn deri në vin 2021, megjithatë e ardhmja e ditë është e pasigurt pas rezultateve jo të mira në këtë sezon.

“Pep ka thënë shpeshherë se ka një kontratë që i mbulon këtë vit, dhe vitin tjetër. Nuk ka ndonjë diskutim rreth kësaj. Pep do të qëndrojë dhe do të largohet një ditë në kohën e duhur, dhe klubi është i fort për të përballuar çdo ndryshim. Por, siç ka thënë shpesh Pep Guardiola, ai nuk do të largohet”, u shpreh Soriano, raporton Goal.

Guardiola mori drejtimin e Cityt më 2016 dhe ka dominuar futbollin anglez që nga atëherë, deri në këtë sezon me Liverpoolin që ka marrë primatin.

Share This Article