Manchester City ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e fundit të xhiros së 30-të të Premier Leagues.
Të hënën mbrëma City fitoi 5:0 ndaj Burnleyt. Manchester City është i dyti me 63 pikë, 20 më pak se Liverpooli. Burnley renditet i 11-ti me 39 pikë.
Phil Foden e Riyad Mahrez kanë shënuar nga dy gola për skuadrën e Pep Guardiolas, kurse një gol e realizoi David Silva.
Premier League vazhdon menjëherë të martën kur janë ndeshjet Leicester City – Brighton dhe Tottenham Hotspur – West Ham United.