Bayern Muencheni e Manchester City po diskutojnë lidhur me mundësinë e transferimit të Leroy Sanes nga skuadra angleze te ajo gjermane. Sipas Sky Sports , në bisedimet e fundit është thënë se City kërkon 70 milionë euro, ndërsa oferta e fundit e Bayernit është 40 milionë euro.
Lojtari gjerman ka kontratë me Cityn deri në verë të vitit 2021.
Kampioni gjerman ka dashur të firmosë me Sanen verën e kaluar, por ai pësoi lëndim serioz të gjurit dhe nuk ka luajtur këtë edicion. Kështu planet për transferim u shtynë për këtë verë.