City mbetet pa Rodrin e Zinchenkon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni i Anglisë, Manchester City, për disa javë do të jetë pa mesfushorin Rodri dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Oleksandr Zinchenko.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, të premten në konferencë për shtyp ka zbuluar se të dy futbollistët do të mungojnë për disa javë për shkak të lëndimeve.

Zinchenko do të pauzojë rreth gjashtë javë pas operimit në gju, derisa Rodri pritet të jetë i gatshëm brenda katër javësh. Rodri ka pësuar tërheqje muskuli në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas të martën mbrëma.

“Do të jemi për disa javë pa Rodrin e Zinchenkon, mungesën e të cilëve duhet ta kompensojmë. Shpresoj që Rodri të jetë i gatshëm muajin tjetër, derisa Zinchenko në dhjetor”, ka thënë Guardiola.

Share This Article