City refuzon të heq dorë nga Messi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City mbetet ende në garë për ta bindur Lionel Messin t’i bashkohet, nëse ylli argjentinas nuk do ta vazhdoj kontratën me Barcelonën, raporton të martën “Marca”.

Paris Saint-Germain gjithashtu është në ndjekje për ta afruar sulmuesin e Argjentinës duke i ofruar një kontratë të favorshme, por trajneri i Cityt, Pep Guardiola është duke shpresuar në ribashkim.

Messi 33-vjeçar nuk e ka vazhduar ende kontratën me Barcelonën, ndërsa i skadon në fund të këtij edicioni.

Këtë edicion në 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar 13 herë.

Share This Article