City rikthehet me fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City, është rikthyer me fitore ndaj Arsenalit, pas pezullimit të kampionatit për shkak të COVID-19.

Skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore prej 3 me 0 ndaj Arsenalit në shtëpi.

Ishte Raheem Sterling ai që shënoi golin e parë për Cityn në minutën e 45+2, pas një gabimi në mbrojtje nga David Luiz, i cili me të filluar pjesa e dytë mori karton të kuq.

E në minutën e 51 City e dyfishoi epërsinë përmes mesfushorit belg, Kevin De Bruyne.

Kurse golin e fundit e shënoi i riu Phil Foden.

Në këtë takim u lëndua Granit Xhaka, i cili u detyrua ta lëshojë fushën në minutën e tetë të takimit.

Manchester City me këtë fitore arrin në kuotën e 60 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Arsenali në vendin e nëntë ka 40 pikë.

Share This Article