City shkruan histori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka shkruar historinë në futbollin anglez. Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës, të mërkurën mbrëma, mposhtën në udhëtim Swansea Cityn në Kupën FA me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, “qytetarët” kalojnë në çerekfinale të garës.

Kyle Walker, Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus realizuan për ekipin vizitor. Kjo ishte fitorja e 15-të rresht në të gjitha garat për Pep Guardiolën.

Me 14 fitore të njëpasnjëshme rekordin e mbanin Prestoni (edicioni 1891/92) dhe Arsenali (1987/88).

City, skuadra që nuk ka humbur që nga muaji nëntor, është në garë për katër trofe këtë edicion. Në 15 ndeshjet e fundit skuadra e Manchester Cityt ka shënuar 40 gola dhe ka pranuar vetëm 5. Në 10 ndeshje e ka mbajtur rrjetën e paprekur.

Share This Article