Më herët mësuam se nisi hyrja e ndihmave nga Egjipti për në Rripin e Gazës, e megjithatë 20 kamionë, nuk janë mjaftueshëm për Kombet e Bashkuara, duke e konsideruar vetëm “një pikë në oqean”.
Njëzet kamionë kanë kaluar tani, që është numri për të cilin Izraeli kishte rënë dakord më parë, shkruan CNN.
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë – por Sekretari i Shtetit Antony Blinken u ka kërkuar gjithashtu “të gjitha palëve të mbajnë të hapur kalimin Rafah për të mundësuar lëvizjen e vazhdueshme të ndihmave që është e domosdoshme për mirëqenien e popullit të Gazës”, sipas një deklarate të parë nga agjencia e lajmeve AFP.
“Ne kemi qenë të qartë: Hamasi nuk duhet të ndërhyjë në ofrimin e kësaj ndihme shpëtimtare,” tha Blinken.
“Civilët palestinezë nuk janë përgjegjës për terrorizmin e tmerrshëm të Hamasit dhe ata nuk duhet të vuajnë për aktet e tij të shthurura.”