ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë 2 minutes ago
Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen  5 minutes ago
Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen! 6 minutes ago
Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64”  8 minutes ago
Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e …  10 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Çizmja ruse ne Kazakistan, çfarë është Traktati i Sigurisë që ecën në gjurmët e ish-Bashkimit Sovjetik

albnews by albnews
7 January, 2022
in Bota
0
Çizmja ruse ne Kazakistan, çfarë është Traktati i Sigurisë që ecën në gjurmët e ish-Bashkimit Sovjetik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

RelatedPosts

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit 

Kur shpërthyen protestat në Kazakistan, një vend prej 19 milionë banorësh i pasur me naftë, presidenti i vendit, Kassym-Zhomart Tokayev, e dinte se kë të telefononte. Në fillim të 6 janarit, ai telefonoi Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Brenda pak orësh, parashutistët rusë dhe forcat speciale bjelloruse hipën në avionë për të shkuar në Almati, të gatshëm për të ndihmuar Tokayev të kontrollonte kryengritjen.

Çfarë është CSTO?

Ndërsa lufta e ftohtë i afrohej fundit në korrik 1991, Traktati i Varshavës, një aleancë e tetë shteteve socialiste dhe përgjigja e Bashkimit Sovjetik ndaj NATO-s, u shpërbë. Më pak se një vit më vonë Rusia dhe pesë nga aleatët e saj në Commonwealth of Independent States, një organizatë e vendeve post-sovjetike, nënshkruan një Traktat të ri të Sigurisë Kolektive, i cili hyri në fuqi në 1994.

Organizata ishte më e vogël, më e dobët dhe më pak ambicioze se Traktati i Varshavës. Në vitin 2002, ndërsa Azia Qendrore po zgjerohej në aspektin e gjeopolitikës,  dhe Amerika kishte pushtuar Afganistanin, ajo e shpalli veten Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake e plotë.

Sot traktati  ka gjashtë anëtarë: Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani (Uzbekistani u largua nga organizata në 2012). 

Për Rusinë, CSTO është një mjet i dobishëm për të forcuar kontrollin e saj në Azinë Qendrore, kundër ndërhyrjeve perëndimore dhe kineze. Traktati justifikon objektet ushtarake ruse në vendet anëtare, duke i dhënë gjithashtu Rusisë të drejtën e vetos mbi çdo bazë tjetër të huaj në rajon. Nga ana tjetër, anëtarët e CSTO-së përfitojnë nga bashkëpunimi me forcat e armatosura të avancuara të Rusisë, duke përfshirë trajnimin dhe shitjet me zbritje të armëve.

Gjatë dekadës së fundit, ambiciet e CSTO-së janë shtuar edhe më shumë. Në vitin 2007, organizata  ra dakord të krijonte një forcë paqeruajtëse prej 3600 trupash dhe dy vite më vonë krijoi një forcë të reagimit të shpejtë me atë që pretendon se janë 20,000 personel elitar në gatishmëri të lartë. Aleanca ka zhvilluar gjithashtu stërvitje të përbashkëta, duke përfshirë një seri stërvitjesh të profilit të lartë “anti-terrorizëm” verën dhe vjeshtën e kaluar në përgjigje të kaosit në rritje në Afganistan.

Megjithatë, deri në këtë javë, asnjë anëtar i CSTO-së nuk kishte zbatuar ndonjëherë nenin 4 të traktatit të tij, një klauzolë mbrojtëse reciproke e ngjashme me nenin 5 më të njohur të NATO-s. Kaosi në rritje në Kazakistan, për të cilin Tokayev fajësoi “bandat terroriste” të trajnuara nga jashtë, ndryshuan situatën. Nikol Pashinyan, kryeministri i Armenisë, i cili mban kryesimin e radhës të CSTO, tha se grupi kishte rënë dakord të dërgonte paqeruajtës.

Përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, Taxhikistani dhe Armenia gjithashtu ranë dakord të dërgojnë kontingjente modeste. Përgjigja e shpejtë e aleancës mund të jetë një shenjë për anëtarët e tjerë të organizatës, duke përfshirë Alexander Lukashenko të Bjellorusisë, i cili u ndihmua nga Rusia dhe jo nga CSTO, vitin e kaluar kundër protestuesve të tij, dhe Emomali Rahmon të Taxhikistanit, i cili ka qëndruar në pushtet për 28 vite, raporton abcnews.al

Në vitin 2010, kur Kirgistani kërkoi ndihmën e organizatës për ti dhënë fund shpërthimit të dhunës,  Rusia nuk pranoi të ndërhynte. Një dekadë më pas, besimi rus është rritur.

Megjithatë, aleatët e Rusisë mund të jenë gjithashtu të shqetësuar. CSTO nuk i mbështeti luftërat e Rusisë kundër Gjeorgjisë në 2008 dhe Ukrainë në 2014. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka pohuar prej kohësh se Kazakistani, ashtu si Ukraina, nuk janë një vend i vërtetë, por janë pjesë e “botës së madhe ruse”.

Çmimi i pushtetit të Tokayev mund të jetë sovraniteti i vendit të tij. “CSTO tani ka vërtetuar se është një aleancë mbrojtëse,” sipas Sergey Radchenko, një historian, i cili i ka bërë jehonë shprehjeve të vjetra sovjetike për Paktin e Varshavës tha:

“Ai pushton vetëm anëtarët e vet.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë

Shkencëtari më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kufizimet e vizave për kërkimin rrezikojnë ekonominë

5 December, 2025
Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen 

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen 

5 December, 2025
Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen!

Jori Delli dhe Fred De Palma fejohen!

5 December, 2025
Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64” 

Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64” 

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result