Clark të mërkurën viziton Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se të mërkurën më 7 korrik në Kosovë do të vijë gjenerali amerikan Wesley Clark.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Clark do të vizitojë Kosovën me ftesën e Mehajt.

“Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror. Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar ai, duke uruar SHBA-në për Ditën e Pavarësisë.

Share This Article