Ç’lidhje ka princi Harry me akuzat për abuzim seksual kundër Diddy-t?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princ Harry-t i është përmendur emri në betejën ligjore që ka nisur për reperin Sean “Diddy”, i cili po akuzohet për abuzim seksual. Producenti muzikor Rodney “Lil Rod” Jones ka zbuluar në dokementet që janë dorëzuar në gjykatë muajin e shkuar se reperi kishte të ftuar personazhe të njohur të ekranit që përfshiheshin në festat me vajzat e trafikimit seksual të vajzave.

Mes personazheve që përmenden të kishin akses në këto festa ishte edhe princi Harry. Por duhet theksuar se ai nuk është përmendur as si i akuzuar, as si mbrojtës i palës së akuzuar.

Reagime për këtë detaj nuk ka ende nga ana e princit. Harry dhe William e kanë takuar Diddy-n në një festë që kanë mbajtur në 2007-ën për të falenderuar personat që morën pjesë në “Concert for Diana”, që u mbajt në Wembley Stadium. Harry dhe Diddy u takuan në festë dhe pozuan krah Kanye West, por nuk ka pasur asnjë detaj apo konfirmim nëse miqësia e tyre u zhvillua më tej dhe nëse patën takime të tjera pas saj. Reperi po përballet me akuza për trafikim seksual, ndërsa policia po bën kërkime në pronat e tij për prova.

Share This Article