Qyteti Bucha i cili ndodhet në veriperëndim të Kievit është çliruar. Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku i qytetit Anatolii Fedoruk nëpërmjet një video të postuar nga Kiev Independent.
Kryebashkiaku Fedoruk falenderoi forcat e armatosura ukrainase për çlirimin e qytetit, i cili u pushtua nga ushtria ruse më 27 shkurt.
“31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë”, tha ai.