Çlirohet tregu/ Bizneset që do të lejohet të hapen nga dita e hënë (Lista)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është publikuar në e-Albania lista e të gjitha aktiviteteve që do të lejohen të rihapen duke rifilluar kështu punën që prej të hënës së javës së ardhshme nga ora 05:30 deri në 17:30.

Ditën e djeshme kryeministri Rama njoftoi për rihapjen e disa bizneseve, duke nënvizuar se këto të fundit do të rihapen duke marrë masa strikte sigurie për punonjësit e tyre.

Lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte.

Do të rifillojnë punën tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, etj.

Gjithashtu do të lejohet edhe aktiviteti i hoteleve dhe strukturave të tjera të ngjashme.

Ndërsa, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllurabaret, restorantet, parukeritë, dhe shërbimet e tjeraqë kanë kontakt të afërt të stafit me klientët. Ndërkohe qe do te lejohet edhe shërbimi katering.

Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së vendimit për rihapjen e këtyre bizneseve ka imponuar kushte të rrepta sigurie për kompanitë, që të mund të shmanget infektimi I punonjësve me Covid-19.

Lexoni këtu listën e plotë:

https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf

Share This Article